Dinamo “zhyt” Tiranën/ Partizani “harron” të fitojë. Vllaznia mund Laçin në Superligë
Dinamo fiton derbin dhe ngjitët në krye të renditjes ndërsa Tirana tregon se ka probleme! Sfida në Elbasasan Arena përfundoi me rezultatin 2-1, për “Nëndetësen” e Kryeqytetit!
Blutë e Ilir Dajës e zgjidhën takimin me dy gola të shpejtë me Qefalijan dhe Nanin në minutat 29-të dhe 30-të. Në fund Tirana shkurtoi me Ndrecën, gol që vleu sa për statistika.
Dinamo arriti kuotën 31 pikë, ndërsa Tirana ka vetëm 18 pikë dhe pesë ndeshje pa fitore.
Edhe partizani po harron të fitojë! Demat e Kuq nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj AF Elbasani.
Pasi kaloi të kuqtë në epërsi pas 14 minutash, para se miqtë e drejtuar nga Gvozdenovic të përmbysnin me Blaise dhe Mustën brenda pjesës së parë Janjeva solli barazpeshën në Arenën e Demave dhe i dha ekipit një pikë.
Partizani mbeten në vendin e tretë, ndërsa elbasanasit në vendin e pestë të renditjes. Vllaznia fitoi 2-1 kundër Laçit në "Loro Boriçi" sfidën për javën e 18 të superligës.
Dodaj dhe Delaj shënuan për vendasit, ndërsa ishte Bullari që shënoi golin e nderit për kurbinasit.
Vllaznia arriti kështu fitoren e dytë radhazi dhe ndan kreun me Dinamon, ndërsa Laçi ka tre ndeshje pa fitore.
