VIDEO/ Gjimshiti fiton derbin me Alen Sherrin, Atalanta merr kreun e Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 18:13
Në "Unipol Domus" vendasit e Cagliarit u mposhtën 0-1 nga Atalanta.
Goli i Zaniolos në minutën e 66 vendosi ndeshjen, ndërsa Atalanta me 37 pikë vijon të kryesojë renditjen në elitën e futbollit italian.
Te Cagliari Alen Sherri vijon të jetë titullar mes shtyllave, me portierin e Kombëtares që nuk kishte asnjë faj te goli i pësuar.
Nga ana tjetër Berat Gjimshiti luajti gjithë pjesën e dytë.
⚽️ GOAL ???????? | Cagliari 0-1 Atalanta | Zaniolopic.twitter.com/DDV5rp3JkU
— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 14, 2024
