Espanyoli barazon në shtëpi me Osasunan, Kumbulla humb ndeshjen e radhës me Valencian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 16:41
Përfundon pa gola ndeshja e parë e javës së 17-të të La Liga-s, e zhvilluar në Barcelonë mes Espanyolit dhe Osasunës.
Skaudra katalanase, ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, mbetet në vendin e tretë nga fundi me 14 pikë.
Ndërkohë, miqtë humbasin mundësinë për të kaluar Villarrealin në vendin e pestë.
Vlen të përmendet kartoni i verdhë i marrë nga Kumbulla në minutën e 67-të: ish-mbrojtësi i Romës, i cili ishte në rrezik skualifikimi, do të mungojë në ndeshjen delikate për mbijetesë kundër Valencias.
