VIDEO/ Dëmtohet Cristian Shpendi, del nga fusha mes lotësh
Pasdite e hidhur për futbollistin më të mirë aktual të kampionatit të Serisë B, Cristian Shpendi.
Sulmuesi 21-vjeçar i Cesena-s u detyrua të largohej nga fusha e lojës i përlotur, në minutën e 28-të të ndeshjes kundër Cosenza-s, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mbrojtësi kundërshtar, Michael Venturi.
Pas një faulli të tretë radhazi nga mbrojtësi i kuqebluve, Michael Venturi, sulmuesi italo-shqiptar i Cesena-s, njëkohësisht golashënuesi më i mirë i këtij sezoni të Serisë B, mbeti i shtrirë në tokë pas një goditjeje në kyçin e këmbës.
Arbitri ftoi ekipin mjekësor të skuadrës bardhezi për të ndihmuar lojtarin, i cili, megjithatë, nuk mundi të vazhdonte lojën.
Shpendi u ul në bankinë duke çaluar, ndërkohë që duartrokitjet e zjarrta nga tifozët në stadium përpiqeshin të zbusnin ankthin dhe shqetësimin e trajnerit Mignan, të bashkëlojtarëve dhe të gjithë tifozëve të pranishëm në “Dino Manuzzi”.
VIDEO:
https://streamin.one/v/2cb00223
