Australi, kryeministrja Gillard jep dorëheqjen

Kryeministrja australiane Julia Gillard mbetet jashtë nga partia e saj. Giliard ka humbur postin e kryetares së partisë laburiste disa muaj para zgjedhjeve, nga rivali i saj brenda partisë Kevin Rudd . Ish-kreu i ekzekutivit e fitoi me 57 vota pro betejën për lidership, kundrejt 45 votave që mundi të siguronte Gillard.Mosmarrëveshjet brenda partisë muajt e fundit kanë detyruar Gillard të ftojë rivalin e saj në një duel duke zhvilluar vota të brendshme për udhëheqjen e partisë. Sondazhet parashikojnë humbje për laburistët, ndërsa shumë pjestarë të partisë besojnë se Rudd është më popullor sesa Gillard, në mesin e votuesve dhe shumë besojnë se Partia Laburiste do të dalë më mirë në zgjedhje nëse do të jetë nën drejtimin e tij.Më parë që të dy kandidatët janë zotuar se do të tërhiqeshin nga politika në qoftë se ata humbnin në betejën e të mërkurës."Nuk ka mundësi tjetër o sonte ose është fundi. Nuk do ta rikontestoj elektoratin federal në zgjedhjet e ardhshme", ka thënë Gillard. Kryeministrja e parë femër e Australisë theksoi se "ajo për të cilën jam e absolutisht e sigurt nga kjo është se tani do të jetë më e lehtë për gratë të bëjnë karrierë në politikë".Ndërsa Rudd, pavarësisht rivalitetit të ashpër, ka vlerësuar parardhësen e tij duke e vlerësuar si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme, të fortë dhe plot energji."Julia, së fundmi si kryeministre dhe më parë si zëvendëskryeministre, ka mësuar shumë nga rrethanat e vështira në të cilat është ndodhur qeveria në minorancë", ka thënë ai.Disa vite më parë Rudd është zhvendosuar nga një procedurë e ngjashme nga Gillard. Ajo ka marrë udhëheqjen e partisë që prej vitit 2010.