Obama: Ndryshimet klimaterike, veprojmë tani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, paralajmëroi një paketë masash për të përballuar problemin e ndryshimeve klimaterike, duke sugjeruar edhe rritjen e kufizimeve për emetimin e karbonit në SHBA.Obama zbuloi gjithashtu planin e tij për zgjerimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, ndërsa bëri thirrje për një traktat botëror, ku këto sërë masash të zgjerohen përtej territorit amerikan.Ky fjalim përbën një kthesë 180 gradë nga qëndrimet e mëparshme të Obamës, i cili kishte hedhur poshtë si të papranueshme idenë e një takse të karbonit.Megjithatë, në fjalimin e përurimit të mandatit të tij të dytë, Obama pati thënë se do të angazhohej fuqimisht, për të përmirësuar situatën ambientale në botë.Duke folur nga Universiteti i Xhorxhtaunit, në Uashington, Obama deklaroi: “Si një president, si një baba dhe si një amerikan, jam këtu për të thënë që duhet të veprojmë. Unë refuzoj të dënoj brezat e ardhshëm, sepse natyra nuk mund të vetrregullohet dhe ne sot kemi përgjegjësinë edhe për këta breza, kemi një detyrë morale për t’i trashëguar pasardhëvse tanë një planet pa ndotje dhe dëmtime”.