Policia turke ndërhyn sërish, shpërndan protestuesit në Ankara

Policia turke ka përdorur sot topa uji dhe gaz lotsjellës kundër qindra demonstruesve anti-qeveri, në kryeqytetin Ankara.Dje, policia turke ka arrestuar 20 persona gjatë ndërhyrjes në një tubim në Ankara, lidhur me protestat kundër qeverisë, që prej javësh po mbahen në gjithë Turqinë.Protestat masive filluan në fund të muajit maj, kur policia ka përdorur forcën kundër pjesëmarrësve të fushatës me të cilën janë kundërshtuar planet për prishjen e parkut qendror në Stamboll.Protestat janë zgjeruar në demonstrata të mëdha kundër kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij me prejardhje islamike.Deri më tani në demonstrata janë vrarë katër dhe plagosur afro 7500 persona.