Kinë, dhjetëra të vrarë në trazirat në pjesën perëndimore
Nga trazirat në rajonin autonom ujgur të ndarë etnikisht Xinjiang në Kinë, raportohet se janë vrarë 27 persona.Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka raportuar se mëngjesin sotëm e sulmuan stacioni i policisë, një ndërtesë e qeverisë dhe një objekt në ndërtim në qytetin Lukqun.Kjo agjenci raporton se banditët kanë qëlluar disa persona dhe i kanë vënë flakën disa automjeteve të policisë.Të paktën 17 persona janë vrarë para se policia të hapte zjarr, duke vrarë të paktën 10 persona.Raporti nuk e përcakton se kush ishte në këta persona por në rajonin e përmendur dominojnë ujgurët, që është një popullatë myslimane.Gjatë viteve të fundit, autoritetet turke kanë vendosur disa miliona kinezë Han në këtë hapësirë, për të ndihmuar në zhvillimin e fushave të naftës në këtë rajon, por kjo ka shkaktuar konflikte etnike, nga të cilat janë vrarë qindra vetë.