Suzan Rize akuzon OKB për Sirinë

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice para se të lërë postin e saj akuzon organizaten për dëmin e madh dhe për pamundësinë e tij për të vepruar në Siri.Rice lë postin këtë javë, për t'u vendosur në krye të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, një ndër posteve më të rëndësishme të administratës amerikane, që e shndërron diplomaten në një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të presidentit Obama.Në fjalimin e saj përshëndetës, Rice nënvizoi zhgënjimin e saj nga pamundësia e Këshillit të sigurimit për të ndërhyrë në luftën civile siriane, duke imponuar sanksione që do të kishin kontribuar, sipas saj, në afrimin e paqes në vend.Ambasadorja amerikane ne epilogun e saj kritikoi Rusinë dhe Kinën për qëndrimin e tyre bllokues, me vetot e përsëritura të vendosura kundër rezolutave ndëshkuese ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.Detyra e rëndësishme e Ambasadores së përhershme amerikane pranë OKB-së do t'i kalojë tashmë Samantha Poëer, një ish-fituese e çmimit më prestigjioz në gazetari "Pulitzer" dhe ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, vendi i të cilës duhet të konfirmohet në parë nga Senati Amerikan.