Presidenti Obama turne në Afrikë, takohet me Presidentin e Senegalit
Presidenti amerikan Barac Obama ndodhet në Senegal, ndalesa e parë të tij në Afrikë e cila ka si qëllim të nxisë tregtinë, investimet dhe sigurinë ushqimore në këto vende.
Të enjten Obama është takuar me Presidentin e Macky Sall, si dhe ka diskutuar me krerët e gjyqësorit senegalez për çështjet e sundimit të ligjit.Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle, do të shkojnë gjithashtu në ishullin Goree, një objekt i Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESKO-ja, i cili mes shekujve 15 dhe 19 ishte qendra më e madhe e tregtisë së skllevërve në bregdetin afrikan.Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar Senegalin një demokraci në zhvillim dhe partner me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e institucioneve në Afrikë.Turi i Obamës vazhdon në në Afrikën e Jugut ku ai do të vizitojë ishullin Robben, burgun në të cilin ish-presidenti Nelson Mandela kaloi gati dy dekada. Më pas ai do të ndalet në Tanzani para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara.Ndërkohë që Obama ka hequr nga axhenda e tij vendlindjen e babait të tij Kenian, pasi sipas mediave planet e Presidentit amerikan kanë zhgënjyer shumë kenianë. Megjithatë diplomatë të Obamës thanë se ai nuk do të vizitojë Kenian për shkak të situatës politike në këtë vend.Presidenti dhe zëvendëspresidenti i Kenias po përballen me akuza për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.