FOTO-LAJMI/ A do t’i vihen prangat në Rinas? SPAK-u "e pret" në shtëpi, Erion Veliaj shfaqet “i maskuar” në avionin nga Gjermania

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, e ka përfunduar vizitën zyrtare në Hamburg të Gjermanisë, dhe mësohet se nuk ka aplikuar për azil atje, por ka marrë fluturimin e radhës drejt Tiranës.

Ajo që nuk dihet është fakti se nga Rinasi Veliaj do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme për të dhënë llogari mbi kontrollet e zgjilluara që prej orëve të para të mëngjesit në banesën e tij, të bashkëshortes Ajola Xoxa, dhe në atë të të vëllait Arbër Veliaj, apo do të shkojë në zyrën e tij në Bashki, apo në banesë.

Gjithsesi, cilido qoftë itinerari, në pamjet e siguruara nga “Ora Neës”, Erion Veliaj shfaqet në udhëtimin e tij me avion “i maskuar” me një kapele. Por sërish nuk dihet kjo është për të mos tërhequr vëmendjen mbase të udhëtarëve të tjerë në avionin në të cilin ndodhet, apo kjo është një mënyrë për të shmangur kontrollet e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”.

FOTO-LAJMI/ A do t’i vihen prangat në Rinas? SPAK-u "e
Erion Veliaj ne flturimin nga Hamburgu

Ndërkaq detaje të reja vijnë nga operacioni i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Konkretisht, burime bëjnë me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar vendimin për marrjen e aparatit celular, pavarësisht se kishte një vendim Gjykata e Posaçme.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora Neës” se pavarësisht kësaj të rezistence të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, asaj i është marrë telefoni.

Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritur të gjejnë ambientin ku ai jeton.

Në këtë banesë ku jeton me nënën e tij janë sekuestruar dy telefona.

Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

Aktualisht, Xoxa ndodhet që prej orës 12:00 në zyrat e “Harabel”, ku po kryhen ende veprime nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.