Aksioni i SPAK, Kalaja: Erion Veliaj duhet të jetë në burg, ka fshehur prova dhe ka intimiduar dëshmitarët
Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve foli mbi kontrrollin e ushtruar ditëne sotme nga SPAK dhe BKH në ambjentet e shtëpisë së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dhe në biznesin e bashkëshortes së tij.
Kalaja ka cilësuar se në qershor të 2024 është lëshuar një urdhër për kontrroll për Veliajn të cilin SPAK doli dhe e përgënjeshtroj por harroj që nuk thanë asnjë moment që nuk është kërkuar një masë.
"Erion Veliaj duhet të jetë me arrest në burg si një arrest potencial. Jo vetëm për fshehjen dhe manipulim provash por edhe intimidimin e dëshmitarëve", është shprehur Kalaja
"Së pari unë besoj edhe referuar edhe gjithë praktikës së konsoliduar ligjore që nuk mund të shkohet me një vendim për marrjen e njënsekuestre mbi një telefon apo kontrrroll banese nëse nuk kemi edhe një masë tjetër që lidhet me sigurimin personal.
Sic e kam denoncuar me kohë në informacionet e mia brënda SPAK prej 3 javësh një kërkesë e tillë është dërguar në gjykatëne posacme, për të mos abuzuar nuk kam info se cfarë vendimi është marrë por për interes të publikut do dalloj dy momente.
Nëse marrin në konsideratë atë thashethemin që nuk është i till por është i vërtetë në lidhje me masën e kërkuar ndaj Veliajt në qershor të 2024 dhe që u amnistua nga Irena me tre mbiemra,SPAK doli shumë shpejt, sepse kur i preken interesat SPAK del me një deklaratë përgënjështruese, dhe deklaroj se gjoja nuk është marrë masë. Por nuk tha në asnjë moment që SPAK nuk ka kërkuar masë dhe ashtu si e kam dhe do vazhdoj ta deklaroj, Erion Veliaj në qershor 2024 u amnistua nga Irena me tre mbiemra në këmbim të amnistimit që kësaj të fundit do ti bënte prokurori i përgjithshmë.
Sot situatat kanë ndryshuar, Prokurori i Përgjithshëm ka probleme të rënda edhe disa prokurorë brenda SPAK kanë po të njëjtin problem. Ndaj dashje padashje të gjithë këto kolegët e kriminalizuar të ngjashmit e Veliajt kanë hallin e vet dhe jo të shpetojn Veliajn.
Besoj se SPAK-u, kam kërkuar masën e sigurimit ndaj Veliajt atë cka duhet, sepse ai duhet të jetë me arrest në burg si një arrest potencial. Jo vetëm për fshehjen dhe manipulim provash por edhe intimidimin e dëshmitarëve", shprehet Kalaja.


