Kuçana: Më fund, Erion Veliaj të lirojë Bashkinë dhe të shkojë ku e meriton. Urojmë të mos kërkojë azil në Gjermani, me “Tigrin 2” tha se...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtare e këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Ilirjana Kuçana ka komentuar operacionin e sotëm hetimor në banesat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, gruas Ajola Xoxa dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Kuçana theksoi se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët.
“Më në fund “kolegët” siç i ka quajtur vetë Veliaj i kanë shkuar për kontroll dhe presim që së shpejti Erion Veliaj të lirojë Bashkinë e Tiranës dhe të shkojë atje ku e meriton.
Pasi nuk ka vend tjetër me gjithë aferat korruptive ku është përfshirë Veliaj dhe jo vetëm.
Ai e paralajmëroi Ramën me gjuhë të koduar, duke i thënë se “nëse do më lëshosh atëherë, do jem tigri numër 2 pas Arben Ahmetajt, dhe të ketë kujdes”.
Por më besoni që arrestimi i Erion Veliajt do të sjellë shumë zhvillime të tjera në vend dhe në kupolën e PS-së.
Urojmë të kthehet nga Gjermania dhe të mos kërkojë strehim politik dhe të marrë atë çfarë meriton”, theksoi Kuçana.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ILIRJANA KUÇANËN NË “ORA NEWS”


