Kontrolle dhe sekuestrime në familjen Veliaj, Koka: Erion Veliaj po përjeton sot vdekjen e tij politike

Për gazetarin Bledian Koka operacioni i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, nuk ëhtë një ngjarje që pritej dhe që është paralajmëruar prej kohësh.

“Kjo e sotmja dihej dhe pritej të ndodhte, dhe ajo që mund të them është se Erion Veliaj po përjeton sot vdekjen e tij politike”, u shpreh gazetari Koka në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”.

Lidhur me hetimet e sotme burime bëjnë me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar vendimin për marrjen e aparatit celular, pavarësisht se kishte një vendim Gjykata e Posaçme.

Gazetari Edison Vatnikaj raportoi më herët për “Ora Neës” se pavarësisht kësaj të rezistence të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, asaj i është marrë telefoni.

Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritr të gjejnë ambientin ku ai jeton.

Në këtë banesë ku jeton me nënën e tij janë sekuestruar dy telefona.

Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

Aktualisht, Xoxa ndodhet që prej orës 12:00 në zyrat e “Harabel”, ku po kryhen ende veprime nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.