Veliaj përballë BKH-së, Softa: Hetime të tilla ngjallin emocione tek politikanët, jo për qytetarët. Populli do që drejtësia të bëhet

Eksperti i Sigurisë Fatojn Softa ka komentuar operacionin e kësaj të premteje hetimor në banesat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, gruas Ajola Xoxa dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Softa e analizon veprimtarinë e drejtësisë jo vetëm me goditjet majtas, por edhe djathtas, sa i përket ndikimeve që mund të ketë veprimtaria e SPAK-ut dhe GJKKO-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

“Mendoj se nuk ndikon, sepse çdo forcë politike ka elektoratin e saj dhe ajo që duhet të vendosë është elektorati gri që është ajo e pjesë e pakënaqur tek politikat në përgjithësi.

Publiku normalisht që ka pritshmëri dhe i pret që të ndodhin prej kohësh goditjet tek elementë të veçantë të politikës dhe goditjet e Strukturës së Posaçme, nga një anë shihet si goditje politike, por nga ana tjetër tek qytetarët nuk gjykohet si e tillë, por si goditje ndaj njerëzve që abuzojnë apo kanë abuzuar më parë me pushtetin.

Më shumë emocione këto operacione shkaktojnë tek politikanët, pasi ata janë më të shqetësuar, pasi tek qytetarët shihen ftohtë dhe në nivelin e të parit deri ku do shkojnë këto hetime”, theksoi ndër të tjera eksperti Fatjon Softa.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FATJON SOFTËN NË “ORA NEWS”