VIDEO/ "Rrethohet" SPAK-u, mbështetësit e Metës në protestë, policia blindon zonën



Mbështetës të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të protestojnë këtë të premte para godinës së SPAK.

Protesta ka të bëjë me arrestimin e Metës, të cilin Partia e Lirisë e cilëson si një goditje politike.

Ndërkohë, godina e drejtësisë është rrethuar nga forcat e policisë në mënyrë shmangien e përplasjeve që mund të krijohen mes protestuesve.

Kjo është protesta e parë që Partia e Lirisë organizuan pas arrestimit të liderit të saj më 21 tetor.