Në pritje të Presidentit/ Begaj dekreton sot datën e zgjedhjeve parlamentare. Ja kur do mbahen
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 12:28
Menjëherë pas rikthimit nga vizita me arbëreshët në Itali, Presidenti i Republikës Bajram Begaj mësohet se do të firmosë këtë të enjte datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Dekreti i Presidentit do të firmoset sot ndërsa data më e mundshme është 11 maji, datë që u lajmërua dy ditë më parë edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancë plenare.
