Ofendimet në Kuvend, Spiropali mbyll seancën plenare: Deputetët të kërkojnë falje për gjuhën e përdorur

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur mes tensioneve seancën e sotme parlamentare, pas kërkesës së kreut të Grupit të PS-së, Niko Peleshi, për të shtyrë diskutimin e pikave të rendit të ditës në seancën e ardhshme.

“Seanca në këto kushte, do të kërkoja në emër të Grupit të PS që pikat e rendit të ditës të votohen seancën e ardhshme”, tha kreu i Grupit të PS.

Elisa Spiropali: Rendi në seancë është cenuar seriozisht, gjuha e përdorur në seancë, dhe nuk po i vë gishtin as njëri as tjetrit, duke qenë se gjuha e urrejtjes, denigrimit ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare, dua t'ju bëj thirrje deputetëve të përmbaheni në fjalorin ndaj njëri-tjetrin.

Kjo sallë nuk përfaqëson vlerat e dialogut, ju bëj thirrje deputetëve të kërkojnë falje.

Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet.

Seanca mbyllet këtu, pikat e rendit të ditës janë tërhequr. Do diskutojmë në seancën e radhës.