Akuzohet për shpifje, sot zhvillohet seanca e parë për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Në orën 12.00 zhvillohet seanca e parë për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Bardhi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpifja” nga OSHEE Group sha, pas deklaratave të bëra për abuzim me tenderat.

Nga shorti elektronik që u hodh në datën 13 nëntor, Elsa Ulliri u caktua gjyqtarja për hetimin paraprak. Kjo e fundit i kërkon palëve ta zgjidhin me mirëkuptim cështjen.

Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gazmend Bardhi ka një tjetër cështje në gjykatën e posacme, ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës.

Në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, Gazmend Bardhi hodhi akuza ndaj Edmond Sulës.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat thotë se janë provë se drejtori i policise Shkodër është emëruar nga bandat.