Nga Ervin Salianji te Pëllumb Gjoka; Myslym Murrizi rrëfen takimin me të burgosurit VIP në burgun e Fierit... Ja çfarë thotë për Berishën dhe SPAK-un
I ftuari në podcast-in ''Të Pashoq'', ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar rikthimin e Berishës në Parlament, qasjen e re të opozitës, mosbindjen civile, buxhetin, lirimin dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, si edhe mesazhet direkte për Nancy VanHorn.
''Për të gjithë ata që kishin nisur të takonin dorë për dore një grup njerëzish, ndërkohë që Berisha ishte atje, duke menduar që do bëheshin lider të mëdhenj. U venit shkëlqimi fals i disa pisllëqeve ambasadash që pozonin me ndonjë të vobektë në SHBA, sa me duar dorë në formë pjeshke dhe duke pozuar me senatorë në derë të halës. Duke pretenduar se këta janë të preferuarit e Perëndimit. Pa folur për euroatlantikët imagjinarë. Ka ndryshuar fryma, sepse ka ardhur i zoti i shtëpisë në shtëpinë e tij. Ishte arrestuar me vendim politik, për një vendim kolegjial të qeverisë. Nuk hyn më njeri të takojë Flamurin as Gazin, shkojnë te kryetari''.
Murrizi ndau dhe momente pikante nga takimi në burgun e Fierit të Ervin Salianjit. Mirëpo kur ka shkuar për të takuar Salianjin, në takim i janë afruar edhe socialistët VIP të burgosur atje, mes të cilëve dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka.
Murrizi thotë se nuk kishte komplekse të tilla dhe i ka pranuar në takim, duke ndarë momente relaksuese për ta, në aspektin human, pasi sipas tij ata ndodhen në qeli për llogari të padronëve të tyre.
MURRIZI AKUZA TË FORTA SPAK-UT: VEPRON SIPAS POROSIVE!
Myslym Murrizi hodhi akuza të forta për SPAK-un, duke ilustruar me shembuj konkretë veprimtarinë me dy standarte të Prokurorisë së Posacme.
I ftuar në podcast-in ''Të Pashoq'', Murrizi është ndalur te rikthimi i Berishës në Parlament, qasja e re e opozitës, mosbindja civile, buxheti, lirimi dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, mesazhet direkte për Nancy VanHorn.
-Si e shihni punën e SPAK? Të gjithë po flasin për sukseset e SPAK, dosjet e bujshme...
Dosje të bujshme s’kam parë. Dosje të bujshme për qytetarët unë quaj arrestimin e ministrit të Shëndetësisë në detyrë në Kroaci, jo të Ilir Beqajt pas pilafit. Quaj të merret në ndjekje penale Edi Ram për të gjitha aferat. Të hapet Xibraka. Të arrestohen Krifca, Manastirliu, tu hetohet pasuria atyre që janë në parlament e qeveri, të mos hetohen ata të 1992, por këta.
-Kjo është devijancë me qëllim?
Nuk kanë këllqe për të gjithë dhe janë të kapur. Nëse Fatmir Mediu gjykohet në gjendje të lirë dhe Berisha mbyllet në shpi. Nuk kanë këllqe për individë të veçantë. Varet si e kanë marrë porosinë. Ndreca për abuzime me tendera gjykhet në gjendje të lirë, Alqi Bllako i arrestuar. Dogjani hetohet në gjendje të lirë, Salianji është në burg. Krifca nuk arrestohet për atë që kërkon OLAF. Ke Xhaçkën që sorollatet për mandatin. Pse me shumë standarde për të njëjtin fenomen. Çfarë kanë bërë Alqi, Lefteri, sesa Plarenti, sesa Dogjani?
KANDIDAT NË LISTËN E PD-SË PËR TIRANËN
Myslym Murrizi do të jetë një nga kandidatët e PD-së për deputet në qarkun e Tiranës.
I ftuar në 'Të Pashoq', Murrizi thotë se do të jetë në listën e PD-së për 2025, këtë herë jo në Lushnje, por në Tiranë.
Ai thotë se do të jetë te pjesa e hapur e listës, pasi nuk i trembet votës së qytetarëve.
Murrizi flet hapur për prapaskenat në PD, për ata që i rrinë afër Berishës vetëm për një vend nië listat e 2025.
Sipas tij, ka në PD edhe nga ata që duan të jenë të sigurtë te lista e mbyllur, pasi e dinë që qytetarët niuk i votojnë, ndaj dhe kanë frikë nga kjo përballje.
Duke folur për lirimin e Berishës, ai thotë se kishte dhe nga ata që i rrinë fare pranë që u mërzitën, pasi për shumë kohë i pëlqeu roli i kryetarit me Berishën të arrestuar.
Dhe këtu nuk përjashton as ata që njihen si besnikët e tij.
Ai nuk heziton as të ironizojë me emra konkretë.
-Për kë e keni?
Për të gjithë ata që kishin nisur të takonin dorë për dore një grup njerëzish, ndërkohë që Berisha ishte atje, duke menduar që do bëheshin lider të mëdhenj. U venit shkëlqimi fals i disa pisllëqeve ambasadash që pozonin me ndonjë të vobektë në SHBA, sa me duar dorë në formë pjeshke dhe duke pozuar me senatorë në derë të halës. Duke pretenduar se këta janë të preferuarit e Perëndimit. Pa folur për euroatlantikët imagjinarë. Ka ndryshuar fryma, sepse ka ardhur i zoti i shtëpisë në shtëpinë e tij. Ishte arrestuar me vendim politik, për një vendim kolegjial të qeverisë. Nuk hyn më njeri të takojë Flamurin as Gazin, shkojnë te kryetari.
-Këta janë ata që u mërzitën nga lirimi i kryetarit? Nuk e besoj të jetë mërzitur Noka...
Mërzitja është ngjitëse. Nëse teshtin Gazi, sëmuret Noka. I ngrihet temperatura Joridës. Bëhet me tension Agroni. Nuk po merrem me të tjerë, pse secili e ka nga një simptomë. Këta që e prenë në besë Berishën, nuk i mbajti Berisha këta? Berisha tua thotë realitetin në sy.




