SKANDAL NË KUVEND/ Nis interpelanca për vr*sjen e Martin Canit, ministrat dhe deputetët e PS-së ikin nga salla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 12:36
Deputetët e mazhorancës dhe ministrat e saj braktisin sallën e Kuvendit dhe gjithçka ndodhi në nisje të interpelancës për vrasjen e Martin Canit.
Socialistët përdorën si pretekst fjalën e deputetes demokrate, Ina Zhupa. Sipas tyre, Zhupa ka përdorur fyerje ndaj deputetit socialist, Erion Braçe.
“Erion Braçe, t'u rrit boja, sa shumë m… të ha goja”, ishte shprehja e Ina Zhupës drejtuar deputetit Erjon Braçe pasi ai e ofendoi duke i thënë ruse.
Sallën e braktisi edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur në interpelancë.

