MEGATEK HAP FSHATIN E FESTAVE! Një muaj festime, një muaj oferta, një muaj dhurata

“Megatek” në prani të klientëve të saj të besuar dhe fëmijëve hapi fshatin festiv me 11.000 artikuj dekorues për festat e fundvitit.

Mijëra produkte për të sjellë magjinë e festave në çdo cep të shtëpisë dhe biznesit tuaj me çmime që nuk gjenden askund tjetër!

Z. Dionis Teqja, President i “Megatek”, theksoi prurjet e reja ne hipermarket dhe çmimet fantastike për të gjithë klientët në të gjithë dhjetorin

Dionis Teqja, President i Megatek: Këtë vit që po lëmë pas bëmë shumë investime: Inaguruam oazin e ri të Tiranës, një garden center 100% nën dritën natyrale të diellit me plot 4500 lloje të ndryshme lulesh dhe bimësh.

Po prezantojmë para jush Fshatin Festiv madhështor me 11,000 artikuj dekorues për festat e fundvitit, përfshirë edhe bredhat natyralë, të cilët janë rritur në plantacione të dedikuara enkas për muajin festiv të Vitit të Ri.

Promocione dhe ulje çmimesh do të prekin të gjitha kategoritë e produkteve duke përfshirë dekorime festive, mobilim i brendshëm, ndriçim, elektro-shtëpiake, enë kuzhine, tekstile për dhoma ndenje dhe për dhoma gjumi, sisteme ngrohje dhe shumë më tepër.

Klientët u shprehën të kënaqur për cilësinë e shërbimeve tek “Megatek”.

Gjatë gjithë muajit dhjetor, “Megatek” ka planifikuar 60.000 artikuj në ofertë, ku çdo ditë pritet të ketë oferta të reja me ulje deri në 70%. “Megatek”, mirëpret të gjithë për të përjetuar magjinë dhe gëzimin e festave!