Blushi takohet e strukturat e PL-së: Me Maliqin për të përmbysur një orë e më parë Narkoregjimin

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se është takuar me strukturat e kësaj partie në Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Dimal.

Blushi: E veçantë kënaqësia që së bashku me Sekretarin Politik të Qarkut, Lefter Maliqi të takonim drejtuesit e mrekullueshëm të Partisë së Lirisë në Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Dimal, Muharrem Thuqin, Fikret Telha, Erisilda Hoxha dhe Shkëlqim Tafa.

Të nxitojmë për përmbysjen një orë e më parë të Narkoregjimit dhe për një fitore spektakolare të Partisë së Lirisë në këtë Qark, që do të jetë fitore e të gjithë qytetarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.