''Adoleshentët ndikohen nga idhujt e tyre në Tik Tok'', Gavani: Përdorin terma ''jemi gjujtsa''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 21:47
Eksperti I IT, Ardit Gavani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se fëmijët dhe adoleshentët janë të ndikuar nga idhujt e tyre në ‘Tik Tok’.
Gavani: Gjithmonë ne mënjanojmë problemin direkt.
Në këtë rast problemi direkt nuk ka të bëjë me dorëheqjen e ministres apo me edukimin e mësuesve që të jenë më pranë nxënësve.
Rasti direkt ka të bëjë direkt me Tik Tok.
Personat që kryen këtë akt të shëmtuar, adoleshentët e fëmijët që kryen këtë akt po ti dëgjoni edhe në video janë direkt të ndikuar nga idhujt e tyre të TIK Tok.
Ata flasin përdorin terma ‘’jemi gjujtsa’’.
Përdorin terma që vrasja me thikë është diçka e bukur.
Këto janë gjëra që dalin përtej shkollës e përtej punonjësve social.
Dalin edhe përtej psikologëve.
