Vataj: Punonjësi social është një ndër profesionet më të rëndësishme, por nuk ka autoritet

Kryetari i Urdhërit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vataj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se punojësi social është një ndër profesionet më të rëndësishme.

Vataj: Edhe punonjësit social pavarësisht sektorit se ku ata ushtrojnë profesionin e tyre dhe që janë shërbimi ndoshta më ii rëndësishëm duke parë natyrën dhe dinamikën e problemeve sociale që ka Shqipëria, pra është një ndër profesionet më të rëndësishme nuk e ka këtë autoritet.

Këtë autoritet jo se nuk e kemi marrë ne si profesion por nuk na është shtruar rruga për ta patur ne autoritetin.

Që nga kushtet logjistike, ne flasim për identifikim proaktiv të rasteve dhe nuk presim që rasti të vijë në sistem por ne si shërbime sociale duhet të shkojmë tek rasti.

Ne mund ta quajmë këtë ngjarje edhe si reflektim të thellë të shoqërisë me të gjitha hallkat.