Sekuestrimi i apartamentit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 16:24
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro lidhur me vendimin e Apelit për sekuestrimin e apartamentit të tij.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosën rrëzimin e rekursit për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
Apeli i GJKKO vendosi të sekuestrojë apartamentin 81 metra katrorë të ish kryetarit të bashkisë se Himarës.
Për këtë, u ngarkua Prokuroria e Posacme dhe Agjencia për administrimin e pasurivd të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Jorgo Goro po hetohet nga SPAK për pasurinë e tij dhe aktualisht është vënë në dy masa sigurie “arrest në burg”.
