EMRAT/ Banda e Cërrikut, Apeli dënon me burgim të përjetshëm tre persona
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 19:43
Gjykata e posacme e Apelit shpalli vendimin për bandën e Cërrikut.
Trupa gjykuese vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska.
Ndërsa u la në fuqi vendimi i shkallës së parë për 9 të pandehurit e tjerë.
Çështja ishte rikthyer për herë të dytë për rigjykim në Apel nga gjykata e Lartë.
