Pulaha: Ka mungesë ndërgjegjësimi nga mësuesit e drejtuesit e shkollave për rolin e punonjësit social

Punonjësi social, Klaudio Pulaha i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se është ende ajo mungesa e ndërgjegjësimit nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për rolin e punonjësit social.

Pulaha: Padiskutim që punonjësit social janë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe çdo profesionist tjetër.

Padiskutim që duhet të bëhet akoma më tepër.

Përsa i përket asaj pjesës se çfarë funskionon dhe çfarë jo, për të qenë edhe më tepër prezentë në shkolla është fakti që jo domosdoshmërisht deri më sot roli i punonjësit social është njohur më së miri dhe ende kemi atë mungesën e ndërgjegjësimit nga mësuesit nga njëra anë, nga drejtuesit e shkollave nga ana tjetër për atë rolin e rëndësishëm që ky profesionist luan brenda shkollës.

Shpesh herë psikologu dhe punonjësi social shikohet si një punonjës që do duhet të bëjë një diçka por vetëm kaq.