Iu gjet b*çak në çantën e shkollës, zbardhet dëshmia e 13-vjeçarit: Pa dashje, nuk kam qëllime të këqija
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 17:22
Zbardhet deklarata e 13-vjeçarit i cili u kap sot me një mjet prerë (biçak) në çantë ndërsa ishte në një shkollë në Devoll.
I mituri ka deklaruar përpara policisë se e ka harruar biçakun në çantë pa dashje dhe se nuk kishte qëllim të këqija. Në dëshminë e tij, 13-vjeçari ka rrëfyer se një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambjentet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije.
Pyetur nga policia, psikologia dhe mësuesit në këtë shkollë kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë bashkëmoshatar apo fëmijë të tjerë.
Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.
