Aksident në Maliq/ Makina përplas bariun dhe delet e tij, shoferi largohet nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 20:10
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq. Mësohet se një mjet ka përplasur një bari, i cili ka marrë lëndime në trup. Gjithashu bariu ndodhet nën kujdes mjekësor.
Po ashtu aksidenti ka shkaktuar dëme edhe në tufën e tij të deleve, ku tre nga kafshët janë goditur nga automjeti. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendin i ngjarjes, duke e lënë pas të plagosurin.
Megjithatë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shoferit të arratisur.
