Merr flakë banesa në Maliq, pronari i shtëpisë nuk ndodhej në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 17:50
Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri.
Zjarrëfiksit po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
