VIDEO+EMRAT/ U qëllua 8 herë me th*kë në Qytetin "Studenti", 20-vjeçari me urgjencë në spitalin e Traumës, arrestohet autori

U plagos me thikë pas sherrit në Qytet Studenti, zbardhet identiteti i të riut. I plagosur ka mbetur shtetasi Aron Demiraj, 20 vjeç.

Mësohet se i riu është transportuar në Spitalin e Traumës, pasi është qëlluar 8 herë me thikë ku disa plagë i ka marrë në gjoks. Gjendja e tij është stabël.

Policia ka identifikuar dhe prangosur autorin e plagosjes, i identifikuar si Ajdin Ajvazi, 19 vjeç. Mes dy të rinjve ka pasur një konflikt që ka sjellë më pas dhe përdorimin e armëve të ftohta.

“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.