Tushi: Ngjarjet kohët e fundit, tregues i një situate të agravuar në shoqërinë shqiptare
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 15:38
Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News u shpreh se ngjarjet që po ndodhin kohët e fundit janë tregues i një situate sociale jashtëzakonisht të agravuar në shoqërinë shqiptare.
Tushi: Ngjarjet që po ndodhin kohët e fundit janë tregues sintetikë të një situate sociale jashtëzakonisht të agravuar në shoqërinë shqiptare.
Shoqëria shqiptare tanimë ne duhet ta pranojmë që është në një moment shumë delikat.
Unë gjykoj se kjo patologji e krimit në shoqërinë shqiptare tanimë nuk është më një metaforë mjekësore.
Unë mendoj që kriminaliteti në shoqërinë tonë është një realitet i padyshimtë përtej metaforave.
