E ngarkuara me Punë pranë Ambasadës Amerikane në Spitalin Amerikan, takohet me Klodian Allajbeu dhe Mario Karaj

Në Spitalin Amerikan 3 është mirëpritur në takim znj. Nancy VanHorn e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës Amerikane nga Dr. Klodian Allajbeu, Kryetar Bordi dhe Mario Karaj, CEO i Spitalit Amerikan. Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.

Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqëruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka shërbyer si katalizator Jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shëndetësor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendetësore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.

Znj. Nancy VanHorn vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendrën STROKE dhe takoi ekipin mjekësor të për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjekësore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.

Dr. Allajbeu i prezantoi historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare. Ne kete takim u diskutua edhe per Turizmi Mjekësor ku jo vetem eshte kthyer ne një trend në rritje por dhe do te zhvillohet me shume jo vetem nga pacientet Italian, angleze por edhe ata amerikane.