64 dërgesa u kthyen, në 10 vite u gjetën probleme me pesticidet, etiketat dhe bakteret

64 dërgesa me prodhime shqiptare janë kthyer mbrapsht në 10 vite.

Shkak janë bërë pesticidet, etiketat, ndotja bakteriale por edhe dokumentacionit.

Të dhënat janë diskutuar në forumin e posacëm përmes të cilit do meren masat për rritjen e cilësisë.

Nga viti 2010 deri në 2020 numri i refuzimeve nga shtetet pritëse për produktet bujqësore *Made in Albania* rezulton në 64 të tilla.

Sipas analizes verehet se më shumë se gjysma e totalit të kthimeve erdhi nga vendet e BE, ndjekur më pas nga Kina.

Të dhënat u bënë publike në forumin e cilësisë dhe standardeve të mbajtur në tiranë ku ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber theksoi se rritja e cilësisë do të nxisë konkurueshmërinë edhe eksportet.

Por përse u refuzuan këto produkte bujqësore?

Sipas analizës shkak kryesor janë mbetjet pesticide me 23 për qind dhe etiketimet në vend të dytë me 22 për qind.

Por nuk mbeten pas edhe kontaminimi baketerial në 11 për qind të rasteve, kontrolli baketrial 10 për qind dhe mungesa e dokumentacionit nga eksportuesit shqiptare në 8 për qind të rasteve.

Forumi i dytë Kombëtar u zhvillua per te diskutuar sfidat e bizneseve për të përmbushur standardet ndërkombëtare.