Krerët e Radiologjisë në Tiranë, Spitali Amerikan bën bashkë ekspertët më të mirë
Konferenca e 2-të Mbarëkombëtare e Radiologjisë dhe Kursi “Urgjencat në Radiologji” mblodhën në Tiranë, eminenca të radiologjisë europiane dhe emrat më të spikatur nga të gjitha trevat shqiptare.
Spitali amerikan organizoi eventin më 15 dhe 16 nëntor në bashëpunim me European School of Radiology, Albanian Association of Radiology, Shoqata AMEA dhe Albanian Society of Breast Imaging.
‘’Sot është dita e fundit e konferencës mbarëkombëtare e cila është një konferencë që mbahet një herë në dy vjet.
Kemi bërë një hap më përpara për implementimin e metodave modern diagnostike për pacientët shqiptarë’’.
Në të prezantuan dhe diskutuan mbi zhvillimet më të fundit dhe sfidat në fushën e Imazherisë së Avancuar, duke sjellë raste nga praktika klinike.
‘’Risia e këtij viti ndryshe nga vitet e tjera ishte kursi i shkollës europiane të Radiologjisë që ne zhvilluam një ditë para konferencës me fokus po mbi urgjencat radiologjike në bashkëpunim me shkollën europiane të Radiologjisë, me shoqatën shqiptare të Radiologjisë dhe Spitalin Amerikan si dhe Universtietin Western Balkans’’.
Ndërkohë Kursi "Urgjencat në Radiologji" ofroi një nivel të lartë ekspertize dhe njohurish të avancuara në fushën e radiologjisë nga tre eminenca të radiologjisë europiane, Prof. Dr. Valéri Vilgrë, Prof. Dr. Aleksandër Krainik dhe Prof. Gijom Shasanjo.
U zhvilluan edhe ëorkshope, për të përballuar situata emergjente komplekse. Prof. As. Iris Allajbeu akordoi Çertifikatën e Mirënjohjes, tre profesorëve të shquar të radiologjisë europiane
