Reshje bore në lartësinë mbi 1200m, ARRSH: Qarkullim normal në të gjitha akset

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë.

Sipas ARRSH-së në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.

ARRSH bën me dije se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës, ndërsa qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.