Adoleshentë vr*sës, Jakaj: Problemi mbetet tek modeli që ndërtojmë në arsim. Mësuesia është mision, nëse s’e bën mos e merr përsipër
Emisioni “Ora e Betit” në “Ora News” iu dedikua këtë të mërkurë dhunës së adoleshentëve e cila ka degraduar deri në vrasje të kobshme siç ishte ajo e 14-vjeçarit Martin Cani pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku ai dhe vrasësi i tij i të njëjtës moshë ishin nxënës.
Për të kuptuar më shumë mbi shkaqet dhe pasojat se pse shoqëria shqiptare po prodhon vrasës që në moshën e adoleshencës e ftuar ishte Xhoi Jakaj, drejtuese e “ZojArt Academy” ish-drejtoresha e Burgut të Grave.
“I gjithë problemi është tek fakti se çfarë lloj modeli je ti në gjendje të ofrosh dhe ndërtosh në arsim. Kam 25 vite që jam në arsim dhe kam dhënë mësim në vitet 1996 – 1997 që ishin vite jashtëzakonisht të vështira. Dhe kolegët duhet ta kuptojnë se për çdo 10-vjeçar arsimi shfaq problemet e veta.
Në vitin 1997 ishin dy binjakë të cilëve iu jepja Kimi, dhe njëri prej tyre më ka kërcënuar me jetë nëse nuk do ia jepja lëndën në provim. Por edhe pse e bëri, unë guxova dhe e ngela për vjeshtë. Pra nëse ne nuk jemi në gjendje t’i dalim për zot këtij profesioni atëherë bëj një gjë tjetër. Sepse mësuesia dhe shëndetësia është mision, dhe jo profesion”, u shpreh Xhoi Jakaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

