Qeveria merr vendimin: Ja kush do të jetë kreu i Antikorrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin që Insidor Rexhepi të emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Qeveria vendos: Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

