Mbyllja e TikTok dhe SnapChat/ Jorgo: Të thuash si kryeministri që do mbyll këtë e atë, për të hapur një temë që nuk ka lidhje me ngjarjen...

Juristja, Mirela Jorgo, e ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News" u shpreh se është e pashmangshme që të ndalohet teknologjia pasi është bërë pjesë e jetës sonë. Gjithashtu u shpreh se njoftimi i kryeministrit për mbylljen e SnapChatit dhe TikTok-ut, për të është thjesht për të shkëputur vëmendjen dhe për të hapur temë që nuk ka lidhje me ngjarjen.

"Të gjithë e dimë që jetën digjitale nuk e ndalojmë dot. Jemi futur në një periudhë të jetës, e pashmangshme, që teknologjia është pjesë e jetës sonë. Por që të thuash si kryeministri që do mbyll TikTokun, do mbyll këtë dhe atë, për mua janë thjesht për të tërhequr atë vëmëndjen e opinionit publik, për t'u shkëputur dhe për të hapur një temë që nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Të gjithë e dimë që të paktën dy vite të fundit mund të jenë mbi 70 vepra penale të kryera nga të mitur, adoleshentët që janë të moshës 14 deri në 19 vjeç, sepse edhe pjesa e ndarjes së adoleshencës janë të rinj të rritur, që përfshijnë 20-21, janë dhe fëmijë që futen në fazën e adoleshencës 14-19. Kur themi adoleshent do të thotë një kontraditë e personalitetit të njeriut që fillon jo vetëm me rritjen fizike, por dhe atë mendore. Kërkon atë pjesën midis varësisë dhe pavarsisë. Është një luftë kontraditë që është brenda personalitetit të fëmijës", u shpreh Jorgo.