Njoftimi i Ramës për të mbyllur TikTok dhe Snapchat/ Keta: Është pothuajse e pamundur. Nga një kryeministër nuk është oferta zgjidhëse

Të paktën 6 adoleshentë janë vrarë gjatë dy viteve të fundit mes njëri tjetrit dhe rasti i Martin Canit ishte kronika e një vdekje e paralajmëruar.

Shqipëria po shndërrohet pak nga pak në një shoqëri që nuk ofron alternativë tjetër veçse krimit, jo vetëm mes të rriturve por edhe mes fëmijëve.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi se qeveria e tij po mendon ta ndalojë përdorimin e TikTokut dhe Snapchatit në vend.

Ai paralajmëroi marrjen e këtij vendimi drastik ndërsa fliste për vrasjen makabre të një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër në Tiranë.

E ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte pedagogia Majlinda Keta, për të folur më tepër rreth kësaj teme.

"Mendoj që është një nxitim për të dhënë një ofertë ideore sepse realisht është pothuajse e pamundur për tu bërë dhe në të njëjtën kohë nga një kryeministër nuk është oferta zgjidhëse as e momentit, që duhet menaxhuar në shumë dimensione por mbi të gjitha atë që u shpreh shqetësimi juaj dhe i të gjithë zonjave, që ne jemi këtu për të mos ndodhur më të tjerë më pas. Mendoj që nxitimi për të hyrë në luftë me teknologjinë gjithkënd prej nesh do e nxirrte humbës. Teknologjia tsshmë vjen e përsoset çdo ditë, ne s'na mbetet gjë tjetër veç të marrim çdo masë humane që nga ligji dhe standatrizimi i prindërimit, i një mësuesi i drejtuesve sepse e kemi të pamundur për të fituar me të", u shpreh Keta.