Po vr*ten adoleshentët! Demiri: Mbyllja e rrjeteve sociale është censurë, nuk është zgjidhja e rrënjës së problemit
Në studion e lajmeve në “Ora News” mëngjesi i kësaj të enjteje nisi sërish me diskutimet mbi dhunën e adoleshentëve shqiptarë, dhunë e cila ka degraduar deri në vrasje të kobshme siç ishte ajo e 14-vjeçarit Martin Cani pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku ai dhe vrasësi i tij i të njëjtës moshë ishin nxënës.
Lidhur me këtë si formë reagimi, kryeministri Edi Rama njoftoi se po shqyrtohet mundësia e mbylljes së disa rrjeteve sociale që përdoren kryesisht nga adoleshentët dhe të rinjtë siç janë “TikTok” dhe “Snapchat”.
Por a është kjo zgjidhja, apo problemi është më i thellë se kufizimi tek rrjetet sociale?
Për të kuptuar më shumë mbi shkaqet dhe pasojat se pse shoqëria shqiptare po prodhon vrasës që në moshën e adoleshencës e ftuar ishte Erion Demiri, ekspert i Teknologjisë së Informacionit
Demiri theksoi se vrasja e 14-vjeçarit nuk duhet lënë në harresë, por nga ana tjetër ai u shpreh se mbyllja e rrjeteve sociale nuk është zgjidhja e problemit.
“Së pari duhet kuptuar që kjo nuk është një nismë që po ndërmerret për këtë rast. Është një nismë e shumë diskutuar dhe shumë herë e kemi ngritur zërin se një sasi e madhe ngjarjesh që kanë ndodhur si pasojë e konflikteve të nisura në rrjeteve sociale.
Dhe normalisht nuk mund të mbyllim gjithçka dhe të jemi të izoluar, sepse zakonisht që nëse diçka ndërmerret në mënyra ekstreme të kthehet në boomerang. Pra, unë dhe kolegët kemi shprehur mendime për kufizimin, por jo për mbylljen totale të tyre.
Ne kemi pasur shumë raste që kanë ardhur nga Tik-Tok-u, pasi ka pasur sherre të nisura, si në Rrëshen, që konflikti ndodhi në “Facebook” dhe çfarë duhet të bëjmë? Ta mbyllim edhe “Facebook”-un?
Pra nuk e mendoj këtë, vërtetë TikTok-u ka disa gjëra të veçanta dhe një prej tyre është që pro mbylljes dhe që mund të cilësohet si censurim, pasi kjo nismë është një censurim, është fakti që ai monetizon mënyrën e shprehjes së dhunës.
Pra, ky rrjet e ka këtë veçori specifike, por nuk mendoj se mbyllja është zgjidhja e rrënjës së problemit”, që kanë shfaqur revolta edhe tek mjediset ku ato jetojnë”, u shpreh Erion Demiri.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ERION DEMIRIN



