Psikologia: Ka prindër që i mbështesin fëmijët kur bëjnë cubin në shkollë, ose nuk e dinë ç’ndodh me ta

Përmes një interviste në Ora News, Manolita Hida, psikologe tha se ka prindër që nuk dinë se çfarë po ndodh në shkollë me fëmijët e tyre.

Ajo shtoi se në këtë rast po jepet modeli i të fortit, dhe prindi e mbështet kur bën një gabim në shkollë fëmija, në vend që ta kritikojë.

Hida: Sot panorama e prindërit gjendet mes prindërve që sjellin në terapi fëmijët e tyre adoleshentë sepse kanë bullizuar fëmijët e tjerë, dhe nuk arrijnë që t’i japin drejtim kësaj situate.

Ndërkohë kemi prindër që nuk dinë se çfarë po ndodh në shkollë me fëmijët e tyre, apo më ke që kanë fëmijë dhe bëjnë cubin në dyert e shkollës. Në këtë rast po jepet modeli i të fortit dhe prindi e mbështet kur bën një gabim në shkollë fëmija.

Çdo gjë ka një arsye pse ndodh, nëse nuk ke një kritikë ndaj fëmijët për gabimet dhe nuk i vendos kufijtë, ai do të jetë një fëmijë që nuk i respektojë këto kufij dhe njerëzit e tjerë.