VIDEO/ Asllani për “Ora News”: Në pjesën e parë çekët na bënë presing shumë. Ndeshje e vështirë, shumë lumturi për këtë pikë! Te Interi ...
Nga Vjosana Nozllaku Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 23:28
Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Çekisë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Pavarësisht rezultatit Kristian Asllani për “Ora News” theskoi se ishte një ndeshje mjaft e vështirë dhe e balancuar.
“Në pjesën e parë erdhën me shumë presing edhe në lojën 1 kundër 1, dhe në pjesën e dytë hymë më mirë në ndeshje dhe u bë më mirë.
Trajneri nuk na tha gjë sot, por besoj nesër, por pa dyshim është një pikë që nuk na bën të lumtur se është një pikë shumë e rëndë për neve.
Me Interin po shkoj shumë mirë, do ketë lëvizje në janar”, tha Asllani.
DEKLARATAT PAS NDESHJES

