PAMJET/ Granit Xhaka i vetëm në sherr me lojtarët serb, VIDEOJA bën xhiron e botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 21:33
Fokusi i shqiptarëve mbrëmjen e kësaj të premte ishte edhe te ndeshja Zvicër-Serbi. Ndeshja e luajtur në Cyrih përfundoi 1-1. Zeki Amdouni shënoi për epërsinë e Zvicrës, me rezultatin që e barazoi Terzic në pjesën e fundit të ndeshjes.
Gjatë takimit kishte fërkime mes lojtarëve. Granit Xhaka u përplas me lojtarin serb, Milenkovic, derisa mezi u ndanë nga lojtarët e tjerë.
Pas këtij konfrontimi, pati edhe thirrje në stadium “Kosova, Kosova”, pasi kishte shqiptarë të shumtë në shkallët e stadiumit.

