VIDEO/ S’ka fitues në “Air Albania”, Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët, zbehen shanset për vendin e parë
Shqipëria u përball me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, me ndeshjen e cila startoi në orën 20:45, dhe pas 90 minuta të luajtura gjithçka u mbyll me rezultatin e bardhë 0 – 0.
Shqipëria krijoi vetëm një rast në pjesën e parë, ndërsa kundërshtarit i është mohuar dy herë goli nga traversa.
Kuqezinjtë hasën vështirësi në minutat e para me kundërshtarët të cilët zotëruan topin, ndërsa u shfaqën rrezikshëm në dy rastet ku vetëm traversa u mohoi golin.

Në vijimin e një goditje këndi në minutën e 12-të, Jemelka gjuan me kokë, por traversa ndaloi goditjen e tij. (VIDEO)
Ndërkohë vetëm pak sekonda më pas Tomas Soucek lëshon një predhë nga jashtë zone por përsëri traversa shpëton portën e Strakoshës me këtë të fundit që devijoi fillimisht topin. (VIDEO)
Kjo është pasqyra e pjesë së parë së sfidës mes Shqipërisë e Çekisë, në “Air Albania” të vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së grupeve, të Ligës së Kombeve.
Ndërsa rreziku i vetëm i kuqezinjve erdhi pas një aksioni të bukur, me Qazim Laçin i cili goditi me kokë, po portieri u tregua i gatshëm duke neutralizuar rrezikun. (Rasti Qazim Laçit – VIDEO)
STATISTIKAT E PJESES SE PARE

Ndërsa pjesa e dytë do të niste me një tjetër ritëm për kuqezinjtë, të cilët fituan më shumë terren, por që gjithsesi pa konkretizuar.
Me këtë barazim shanset për kualifikim mbeten të hapura për të 4 skaudrat në grupin B1, teksa çdo gjë do të vendoset vetëm në 90 minutëshin e fundit që do të luhet të martë, kur kuqezinjtë do të presin në kryeqytet Ukrainën, ndërsa çekët do të presin Gjeorgjinë.

