VIDEO/ “Shqipëri etnike”, tifozët kuqezi zënë vendet në "Air ALbania", i presin çekët me fishkëllima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 19:58
Atmosfera festive ka pushtuar rrugët kryesore të Tiranës në prag të ndeshjes me Çekisë, teksa tifozët tashmë kanë nisur të futen në stadium.
Dhe me të dalë lojtarët çekë në fushë për të bërë nxehjen, kanë nisur dhe fishkëllimat nga shkallët e "Air Albania"-s.
Ndërkaq, në rrugët e kryeqytetit, vërehet atmosfera festive që mbizotëron. Tupanat dhe këngët patriotike janë gjithmonë të pranishëm pranë grumbullimit të tifozëve të Kombëtares.
Sipas planit të masave të publikuar nga policia tani nis hyrja e tifozëve në stadium. Para se të futen në stadium, tifozët i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga efektivët e policisë.
SHIJOJENI ATMOSFERËN KUQEZI NË BULEVARDIN E TIRANËS

