VIDEO/ Momente paniku në Amsterdam, ndërpritet për disa minuta sfida Holandë-Hungari

Ndeshja mes Holandës dhe Hungarisë është ndërprerë në Ligën e Kombeve për disa minuta.

Një pjesëtar i stafit të Hungarisë raportohet se ka humbur ndjenjat dhe ky ishte shkaku që detyroi kryesorin Gil Manzanon të sinjalizonte ndërprerjen.

Ishte minuta e 7-të, kur nga pankina e Hungarisë u kërkua ndihmë mjekësore. Sfida në Amsterdam qëndroi e ndërprerë për rreth 10 minutash, ndërsa më pas skuadrat filluan lojën normalisht.