FOTO+VIDEO/ Pas “Lamtumirës” nuk ka kthim pas, Odise Roshi nuk e ndjek Kombëtaren në stadium

Mesfushori kuqezi që sapo fitoi statusin “ish”, Odise Roshi, pasi ka përshëndetur shqiptarët në fushën e “Air Albania”-s, duke u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka preferuar të mos e ndjekë ndeshjen Shqipëri – Çeki.

Vetëm pak minuta pas “Lamtumirës”, Roshi u filmua nga kamerat e “Ora News” duke u larguar nga stadiumi në shoqërinë e bashkëshortes dhe dy djemve të tij.