Shqipëri - Çeki/ Dëmtohet Asani, Silvinjo kryen zëvendësim të detyruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 21:25
Sikur të mos mjaftonte loja e dobët që po prodhojmë, tashmë duhet të vuajmë edhe mungesën e një prej “yjeve” të sulmit tonë.
“Fantazisti” Jasir Asani është detyruar të lërë i dëmtuar fushën e blertë, pasi ka ndjerë shqetësime në muskujt e tij. Në vendin e tij tekniku Sylvinho vendosi të hedhë në fushë Taulant Seferin. Ndërkaq, rezultati mbetet i pandryshuar në 0-0.
